Vlerat ushqyese të mandarinës, ja cilat sëmundje shëron ky frut
Mandarina është fruti i sezonit dhe si pjesë e familjes së agrumeve përmban vlera të larta ushqyese. Me konsumimin e këtij fruti trupi ynë merr vitaminën A, B1- B2-B3, vitaminën C dhe po kështu kalcium, hekur, proteina, sheqer dhe ujë. Përveç këtyre vitaminave dhe minerale, mandarina është burim i pasur me folate dhe beta-karroten, çka i shton përfitimet shëndetësore të saj. Falë përbërësve të saj, mandarina është aleate e kockave dhe mirëfunksionimin e zemrës dhe zorrëve, ndërsa ndihmon në luftën kundër shumë sëmundjeve.Mandarinat pa frikë mund të quhen agjentë të pastrimit të gjakut pasi ato ndihmojnë në nxjerrjen e substancave toksike dhe të padëshirueshme nga trupi, Mandarinat stimulojnë ndarjen e qelizave dhe gjenerojnë qeliza të reja.Mandarina është e njohur edhe për tonifikimin e sistemit nervor dhe ndihmon për një qëndrim më aktiv gjatë ditës.Mandarinat ndihmojnë në tretjen e ushqimit, mbajne ekuilibrin e drejtë midis acidit dhe qetëson të gjitha infeksionet e stomakut dhe inflamacionet.Aleat i bukurisëMandarina është një burim i mirë i vitaminës A, ndaj dhe nëse vuani nga ndonjë problem i lëkurës, rekomandohet konsumimi i këtij fruti dhe aplikimi i produkteve që janë derivate të kësaj vitamine. Kur është fjala për shërimin e plagëve dhe dëmeve të tjera të lëkurës, vitamina A është e domosdoshme për këto, pasi ndihmon lëkurën të rindërtojë indet.Vlerat ushqyese për çdo 100 gr mandarinaUjë 81,4 gKarbohidrate 17,6 gSheqer 17,6 gProteina 0,9 gYndyra 0,3 gKolesterol 0 gFibra 1,7 gKalium 210 mgHekur 0,3 mgKalcium 32 mgFosfor 19 mgVitaminë B1 0,08 mgVitaminë B2 0,07 mgVitaminë B3 0,3 mgVitaminë A 18 mgVitaminë C 42 mg