Von Cramon flet pas vizitës në Veri: Situata është shumë e vështirë dhe e tensionuar

Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropain Viola von Cramon, pati një mesazh pas përfundimit të vizitës në veriun e Kosovës.
Ajo tha se edhe pse kryetarët e komunave veriore të Kosovës janë të zgjedhur, ata sërish nuk kanë legjitimitet të hyjnë me forcë në objektet komunale.
“Jam këtu tek Ura e Ibrit në Kosovë, që ndan jugun e Mitrovicës dhe veriun. E kam kaluar ditën në veriun e Mitrovicës, duke folur me përfaqësuesit e shoqërisë civile, opozitës, forcat policore, institucionet e tjera. Më duhet ta pranoj se është një situatë shumë e vështirë dhe shumë e tensionuar. Kemi pa shumë vetura dhe pjesëtarë të armatosur. Nuk e di nëse kjo është ide e mirë.”, tha ajo.
KLIKO KËTU
Von Cramon theksoi se duhet të gjenden zgjidhje të mençura për të ndëruar besimin mes qytetarëve.
Sot gjatë ditës ajo pati një debat me Policët e Kosovës në Zveçan.
Ajo i pyeti ata se “Kush dreqin ju solli” dhe “Ku po e shihni rrezikun?”.
Qasja e eurodeputetes ndaj policëve ka ngritur shqetësim në opinionin publik.
Të premten në tri komunat Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan pati një tentim nga ana e një numri të protestuesve serbë për t’i ndaluar hyrjen në objektet komunale të kryetarëve të zgjedhur më 23 prill.
Për këtë shkak është dashur edhe ndërhyrja e policisë./GazetaSinjali



