Vuçiq: Do përpiqemi të kemi marrëdhënie të mira me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka zhvilluar takim me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan ku më pas foli edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
Për këtë, ai foli në një konferencë për media të mbajtur pas takimit, ku tha se janë duke u përpjekur që të rregullojnë marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
“Sigurisht që nuk ka dyshim që besojmë se normalizimi i marrëdhënieve mes nesh dhe Prishtinës është i një rëndësie thelbësore, që ne duhet të jetojmë pranë njëri-tjetrit dhe me njëri-tjetrin dhe të përpiqemi t’i bëjmë ato marrëdhënie shumë më të mira”, tha Vuçiq, shkruan B92
Ndër të tjera, Vuçiq ka thënë se vizita e ambasadorit arab në Beograd ka një rëndësi të madhe për për shkak të vazhdimësisë në intensifikimin e dialogut politik mes dy vendeve.



