Ngjarje
Vuçiq i quan “përrallë” kushtet e Kurtit për Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka quajtur “përrallë” gjashtë kushtet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Siç ka shkruar Radio Evropa e Lirë, Vuçiqi i ka komentuar menjëherë kushtet e Kurtit, duke i quajtur “përrallë”.
Në seancën e Kuvendit të Serbisë gjatë diskutimeve për Kosovën, Vuçiqi ka thënë se “Kurti në fakt nuk do ta formojë Asociacionin”./REL



