Vuçiq me deklaratë propaganduese, iu lutet serbëve që t’i besojnë KFOR-it
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot u bëri thirrje serbëve dhe shqiptarëve që të ruajnë paqen dhe të qetësojnë situatën. Ai në videon e publikuar në llogarinë e tij në Instagram ka thënë se “nuk kemi të dhëna se ka pasur ndonjë lloj sulmi ndaj EULEX-it, por sulmet ndaj EULEX-it dhe Kfor-it nuk guxojnë të ndodhin.
Presidenti serb, po pretendon se Kosova po bën çmos që të sajojnë histori, gjë që Serbia e praktikon shumë shpesh.
Për këtë do të insistojnë shqiptarët, për të sajuar të gjithë historinë, sepse nuk kanë çfarë t’i tregojnë botës. Derisa të vërtetohet e kundërta në terren, serbët në Kosovë duhet t’i besojnë KFOR-it, sepse KFOR-i sipas vendimit të OKB-së është forcë e sigurisë që duhet të garantojë sigurinë e serbëve”, tha Vuçiq.
Ai u ka bërë thirrje serbëve në veri të Kosovës që “të jenë të qetë, të qetë, paqësor, të mos bien në provokime”.