Ngjarje

Vuçiq nga Tirana kërcënon BE-në: Sot do të flasim se si më 1999 dhe 2008 u shkel integriteti teritorial i Serbisë

Që kur ka filluar agresioni rus dhe shkelja e integritetit territorial të Ukrainës, ka pasur presione të mëdha ndërkombëtare që Vuçiqit të shkëputet nga lidhjet e ngushta me Putinin dhe të rreshtohet krah perëndimit. Megjithatë kreu i shtetit serb vazhdon të të rri ulur në dy karrige, ndërkohë që shfrytëzon ulësen ruse për presion ndaj perëndimit dhe BE-së.

Kreu i shtetit serb sot nga Tirana është munduar që të godasë perëndimin, më konkretisht Bashkimin Evropian që po i bëjnë presion për Ukrainën, duke u përpjekur t’i akuzojë për standarde të dyfishta duke shfrytëzuar rastin e Republikës së Kosovës.

Pas shtrëngimit të duarve me Ramën, Vuçiq në adresimin e tij për media ka thënë se ka ardhur në Tiranë për të treguar qëndrimet e Beogradit dhe për të “mbrojtur interesin shtetëror dhe nacional në përputhje me Kushtetutën”.

Sepse do ta kemi këtu një mundësi të themi çfarë mendojmë. Ne mbetemi të përkushtuar për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Por në të njëjtën kohë duhet të mbrojmë interesin shtetëror dhe nacional në përputhje me Kushtetutën.  Jam këtu për të dëgjuar dhe për të shpjeguar pozicionin e Serbisë.  Është e rëndësishme që të marrim disa lajme të mira, dhe disa janë si mbështetja e BE-së për çështjen e energjisë dhe çështja e “roaming” është e rëndësishme për qytetarët. Dhe këto janë shenja të mira”, ka thënë Vuçiq.

Related Articles

Back to top button