Ngjarje

Vuçiq: Prishtina po e shkel zyrtarisht Marrëveshjen e Uashingtonit, përgjigja e Beogradit sonte

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “Prishtina do të shkelë zyrtarisht Marrëveshjen e Uashingtonit duke dorëzuar kërkesën për anëtarësim në BE dhe se përgjigja e Beogradit do të bëhet e ditur sonte pas seancës së qeverisë”.

“Sot ata zyrtarisht shkelin Marrëveshjen e Uashingtonit dhe për të gjitha këto do të përgjigjemi sonte pas seancës së qeverisë në të cilën isha i ftuar, lidhur me kërkesat tona në lidhje me Rezolutën 1244 të OKB-së por edhe me tërheqjen e njohjeve të shumë vendeve. Do të merrni një përgjigje të saktë”, ka thënë Vuçiq në pyetjen lidhur me paraqitjen e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE, raporton Tanjug.

I pyetur nëse ka ndonjë përparim në situatën në Kosovë, Vuçiq tha se dje ka folur me përfaqësues evropianë dhe amerikanë dhe se ka disa ide.

Kryeministri Albin Kurti e ka dorëzuar sot aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Aplikimin, kreu i ekzekutivit kosovar ia dorëzoi Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Related Articles

Back to top button