Vuçiq shfaqet hundë e buzë krah Ramës, çfarë biseduan “kokë më kokë” para samitit?
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ndonëse fillimisht tha se nuk do të vinte në samitin e BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, rrugës ndryshoi mendje. Dje u shpreh se do të vinte në samit pasi në të kundërt Serbia do të humbiste shumë.
Ndonëse u mundua që ta fshehë pas një buzëqeshjeje fallso, Vuçiç u shfaq sot “hundë e buzë” në Tiranë. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama e priti me buzëqeshje, përqafime, madje në takimin që patën në tapetin e kuq pranë sheshit “Italia” ata shkëmbyen edhe një bisedë të shkurtër.
Ky qëndrim i “ngirë” i Vuçiq ndaj Ramës mund të kuptohet edhe si një qëndrim ndaj deklaratës së kryeministrit shqiptar i cili disa ditë parë tha se Serbia do të jetë pjesë e samitit përndryshe do ishte kishte pasoja katastrofike për ta.
“Nuk emocionohem nga deklarata të politikanëve vendas apo të huaj që bëhen për qëllime të tyre politike. Serbia do të jetë në samit dhe presidenti i Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të vijë në samit, këtë ua them me bindje. E kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe atë vetë”, tha Rama.
Pas takimit me Ramën në samit, Vuçiq pati një prononcim për mediat.
Në fjalën e tij para gazetarëve, Presidenti Vuçiq tha se Serbia mbetet e angazhuar në rrugën e saj drejt BE, por në të njëjtën kohë theksoi se integriteti i saj territorial është shkelur në vitin 1999 dhe 2008, duke iu referuar Pavarësisë së Kosovës.
“Pati një sërë çështjesh të ndryshme, disa reagime gjysmë zyrtare për çështjen e Kosovës, dialogut. Faktikisht kjo është arsyeja kryesore por në fund pas konsultimeve që zhvilluam brenda shtetit vendosëm të vinim e të diskutonim të gjitha çështjet sepse do kemi mundësi të themi çfarë mendojmë për këtë dhe mbetemi të përkushtuar ndaj procesit të dialogut dhe negociatave me BE. Në të njëjtën kohë do na duhet të mbrojmë interesat tona kombëtare e shtetërore.
Akeni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste prej meje, jam vetëm realisht dhe jam këtu të mësoj shumë nga shumë njerëz për t’i dëgjuar ata e në fund të shpjegoj qëndrimin e Serbisë dhe besoj se është e rëndësishme që të marrm lajme të mira dhe ka dy të tilla që kanë të bëjnë me çështjet e energjisë.
Në të njëjtën kohë edhe çështja e tarifave roaming është e rëndëshmne. Këto janë shenja të mira për vendet në Ballkanin Perëndimor.
Ne i dimë detyrimet tona përkundrejt rrugëtimit tonë drejt BE, i njohim detyrimet tona. Por po kështu kemi një situatë ndryshe sa i takon integritetit territorial të Serbisë që është shkelur në mënyrën më të tmerrshme në ‘99 dhe 2008. Do ta diskutojmë sot me zyrtarët europianë. Serbia është shumë pranë Rusisë, është një vend i pavarur. Në qoftë se është e lehtë për dikë të na kritikojë, duke folur për këtë gjë besoj se të gjithë keni lexuar gjatë 9-10 muajve të fundit se Serbia po ndiqte udhëzimet e Rusisë për të sulmuar të tjerët në Ballkan për të shkaktuar më shumë mungesë stabiliteti, dhe ne e kemi përgënjeshtruar. Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuze. Serbia është vend i pavarur”.