Ngjarje

Zhduket një grua në Klinë, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj

Policia e Rajonit të Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Drita Colaj, e cila është raportuar e zhdukur.

” Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Policia ka publikuar edhe fotografinë dhe të dhënat.

Drita Colaj është lindur më 4 janar të vitit 1976 në Zllakuqan të Klinës.

Related Articles

Back to top button