Ngjarje

Zhvillimet në Jarinjë/ Lajmi i fundit..

14:20 – Protestuesit brohorasin “Kosova është zemra e Serbisë”.

Protestuesit serb në Jarinjë kanë filluar të brohorasin “Kosova është zemra e Serbisë”.

14:18 – Policia serbe arreston një protestues 

Policia e Serbisë e ka arrestuar një nga protestuesit i cili e ka kaluar kordonin e policëve të rendit të Serbisë. Arrestimi i tij është përcjell me brohoritje të protestueseve.

14:15 – Formohet një kordon i Njësisë Speciale të Serbisë

Një kordon i njësisë Speciale të Serbisë është formuar para pikës kufitare në Jarinjë për të parandaluar ekskalimin e mëtejmë të protestës.

14:12 – Eskalon protesta në Jarinjë 

Një grup i protestueseve e kanë kaluar kordonin e policisë së Serbisë dhe janë nisur drejt pikës kufitare në Jarinjë.

14:00 – Protestuesit mbajnë në dorë pankartën “Minishengeni  – Shqipëria e Madhe”

Dhjetëra protestues serb në pikën kufitare në Jarinjë nga ana e Serbisë, janë parë duke mbajtur në dorë me pankartën “Toka është për te vegjlit dhe Mbretërinë e te Vegjëlve e Qielli gjithmonë për njeriun zot”.

Poshtë saj shkruhet “Minishengeni  – Shqipëria e Madhe”.

13:58 – Televizioni rus raporton nga protesta në Jarinjë

Rrjetin televiziv “Russia Today” është parë duke raportuar nga protesta e organizuar në pikën kufitare në Jarinjë nga ana e Serbisë. RT e ka intervistuar një qytetar serb, i cili ka thënë se çdo marrëveshje që është nënshkruar në Bruksel e ka forcuar pavarësinë e Kosovës.

RT është prej televizioneve që i është ndalë transmetimi në vendet e BE-se si kundërpërgjigje për pushtimin që Rusia e nisi në Ukrainë.

Në mars të vitit 2022, Komisioni i Pavarur i Mediave kishte vendosur që të ndërprej transmetimin e kanaleve televizive ruse, si hap për “ndalim të propagandës që e ka për qëllim rrënimin e rendit demokratik botëror”.

13:44 – Disa protestues konsumojnë pije alkoolike në protestë

Disa nga protestuesit në Jarinjë janë parë duke konsumuar pije alkoolike.

13:41 – Dy persona të maskuar shkruajnë mbi një tabelë ‘Kosova dhe Metohija’

Dy persona të maskuar janë parë duke shkruar mbi një tabelë “Kosovo i Metohija është zemra e Serbisë” në  Jarinje nga ana e Serbisë, nga ku janë mbledhura dhjetëra serb.

13: 37 – Pankarta me mbishkrimin “Marrëveshja e Brukselit” digjet nga protestuesit

Në protestën në pikën kufitare në Jarinje nga ana e Serbisë janë parë protestues duke djegur pankartë me mbishkrimin “Marrëveshja e Brukselit”

13: 31 Policia serbe me kordon per t’i penguar protestuesit në Jarinjë

13:25 – Nisë protesta në anën serbe në Jarinjë, ekstremistë të maskuar në turmë

Dhjetra qytetar janë duke protestuar në pikën kufitare në Jarinje nga ana e Serbisë.

Një pjesë e qytetarëve janë parë të maskuar, ndërsa në duar kanë flamuj të Serbisë.

Grupi i qytetarëve që janë duke protestuar në anën e Serbisë janë ndaluar një një kordon i Policisë së Serbisë.

Policia serbe ka vendosur kordon për t’i ndaluar për të hyrë në Kosovë.

13:09 KFOR vendosë gjembat dhe blindat në Jarinjë 

FOR ka krijuar një kordon me blinda dhe tela të gjembuar në zonën ku janë policia në Jarinjë.
Kordonet janë vendosur në mes bazës së policise kufitare dhe pikes kufitare e poashtu në pjesën e poshtme.

12:31 KFOR shton prezencën në veri 

KFOR ka krijuar një kordon me blinda dhe tela të gjembuar në zonën ku janë policia në veri të vendit.

Kordonet janë vendosur në mes bazës së policise kufitare dhe pikes kufitare e poashtu në pjesën e poshtme. Situata e njëjtë është edhe në Bërnjak.

Në Jarinjë janë vendosur trupat amerikane, ndërsa në Bërnjak, janë vendosur polakë dhe letenozët.

Disa nga rrugët në veri të Kosovës, vazhdojnë të jenë të bllokuara për të nëntën ditë më radhë, si pasojë e vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë si shenjë revolte ndaj arrestimit të ish-zyrtarit policor, Dejan Pantiq.

Më 10 dhjetor 2022 pasdite në veri janë dëgjuar alarmet. Pas këtyre alarmeve ka pasur grumbullim të qytetarëve serbë dhe bllokim të rrugëve me barrikada në Rudarë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të bllokimit të rrugëve ka mbyllur për qarkullimin në pikën kufitare në Jarinjë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin pika të tjera kufitare për të hyrë në Kosovë ose për të dalë nga Kosova.

Bllokimi i rrugëve ka ardhur pas njoftimit se nga Policia e Kosovës është arrestuar ish-polici Dejan Pantiq. Sipas Policisë, Pantiq po dyshohet se ka organizuar sulmin në zyret e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë. Ai po mbahet në paraburgim për veprat penale terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues.

Më 8 dhjetor 2022, rreth orës 23:00, një veturë e Policisë së Kosovës derisa po patrullonte në fshatin Serbovc të Komunës së Zveçanit është sulmuar dhe nga ky sulm ka mbetur i plagosur një zyrtar policor. Një ditë më vonë, më 9 dhjetor, në orët e hershme të mëngjesit, persona të maskuar kanë sulmuar ekipin e KALLXO.com, i cili gjendej në Lagjen e Boshnjakëve për të raportuar në lidhje me zhvillimet atje.

Related Articles

Back to top button