Zubin Potok, serbët brohorasin kundër Petar Petkoviç-it dhe liderëve të Listës Serbe: “Turp të keni, shqiptarët po na mbrojnë”

Gjatë ceremonisë qendrore të ndezjes së pemës së Krishtlindjes serbe, e cila u zhvillua këtë vit në kishën e “St. Trojica” në Zubin Potok, në veri të Kosovës, një pjesë e serbëve të mbledhur kanë brohoritur kundër drejtorit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Petar Petkoviç, si dhe liderëve të Listës Serbe që ishin të pranishëm.
Gjatë fjalimit të peshkopit Teodosi nga Prizreni, një grup serbësh thërrisnin për disa minuta “Petkoviç, a është kjo 10:0 për ne?”, duke aluduar në deklarimin që kishte bërë ai kur ishte pyetur për negociatat në Bruksel dhe rastin e fundit të krizës në veri e cila u zgjodh pasi serbët thanë se komuniteti ndërkombëtar ua plotësojë të gjitha kërkesat.
Brohoritma e radhës ishte “Turp të keni” dhe “shqiptarët po na ruajnë”, por pa u kuptuar mirë se çfarë nënkuptohej me këtë të fundit.
Më pas ata kanë shqiptuar një sërë mallkimesh ka raportuar një gazetar i mediumit serb Nova.rs, që ka përcjellur zhvillimin nga afër.
Priftërinjtë e pranishëm, si dhe peshkopi Teodosi i Prizrenit, gjatë gjithë kohës janë përpjekur t’i qetësonin, por nuk ia dolën dot.



